Siri, Avionët turq hidhen në sulm kundra Shtetit Islamik

Bota

Siri, Avionët turq hidhen në sulm kundra Shtetit Islamik

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 17:25

Turqia ka kryer sulmet e para ajrore si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër grupit të Shtetit Islamik.
Ministri i jashtëm turk tha se avionët filluan sulmet ndaj ISIS përtej kufirit, të premten në darkë (28 gusht).
Turqia ka rritur operacionet e saj kundër grupit militant javët e fundit, duke i dhënë edhe avionëve të Shteteve të Bashkuara akses në bazën ajrore të tyre, shkruan BBC.
SHBA-ja ka filluar operimin nga Turqia në fillim të këtij muaji me një seri sulmesh me dron nga baza ajrore Inçirlik.
“Avionët tanë luftarakë sëbashku me ato të koalicionit filluan mbrëmjen e djeshme sulmet ajrore kundër ISIS, që janë një kërcëim serioz për sigurinë e vendit tonë,” tha ministry i jashtëm në deklaratën e tij.
“ Lufta kundër terrorizmit është prioritet për Turqinë,” thuhej në deklaratë.
Rritja e përfshirjes së Turqisë në luftën kundra Shtetit Islamik nisi në korrik pas shpërthimit të një bombe në sheshin e qytezës Suruc ku mbetën të vrarë 32 persona.
Avionët luftarakë turk sulmuan Shtetin Islamik në Siri më 24 korrik, por jo si pjesë e operacioneve të koalicionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat