Egjipt: Janë dënuar tre gazetarë të rrjetit Al-Jazeera

Bota

Egjipt: Janë dënuar tre gazetarë të rrjetit Al-Jazeera

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 11:31

Një gjykatë në Egjipt sot i ka dënuar tre gazetarë të rrjetit, Al-Jazeera, që kanë punuar në gjuhën angeleze, me tri vjet burgim.

Ky proces i gjatë ishte kritikuar nga aktivistët për lirinë e shtypit dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut në gjithë botën.

Tre gazetarët, Mohammed Fahmy nga Kanadaja, Peter Greste nga Australia dhe producenti Baher Mohammed nga Egjipti, ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2013, derisa punonin për rrjetin Al-Jazeera, me seli në Doha të Katarit.

Këta të tre së pari ishin dënuar me burg, por një gjykatë e lartë në Egjipt kishte urdhëruar proces të ri lidhur me akuzat se ishin pjesë e Vëllazërisë Myslimane, të cilën autoritetet e kanë shpallur organizatë terroriste, dhe për paraqitjen e fotografive të falsifikuara, me qëllim të dëmtimit të sigurisë kombëtare.

Gazetari Gresete është dëbuar nga Egjipti në muajin shkurt, ndërsa Fahmy dhe Mohammed më vonë ishin liruar pas pagesës së dorëzanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat