Rusia lanson raketën e parë Proton M, pas aksidentit të majit

Bota

Rusia lanson raketën e parë Proton M, pas aksidentit të majit

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 16:45

Rusia ka lansuar me sukses një raketë, e cila është duke bartur satelit Britanik. Ky është lansimi i parë i bërë që nga muaji maj, kur një satelit komercialu shkatërruapas një defekti motorik.

Agjencia Federale e Hapësirës në Rusi , ka konfirmuar se raketa Proton M, e cilabartë një satelittë komunikimit, të njohur si Inmarsta-5 F3, është lansuar sot, në Baikonur Cosmodrome, në Kazakistan.

Një raketë e tillë, e cila po barte një satelit meksikan të komunikimit, ra në tokë, duke u shpërbërë në atmosferë me 16 Maj, pas një prishjeje motorike. Vitin e kaluar, Rusia ka shkarkuar nga pozita drejtuesin e Qendrës Shtetërore për Prodhimin e fluturakeve hapësinore, pas një varg dështimesh tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat