Kryeministri irakian kërkon liri të lëvizjes për civilët

Bota

Kryeministri irakian kërkon liri të lëvizjes për civilët

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 13:30

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, ka urdhëuar komandantët ushtarakë që ta bëjnë më të lehtë për civilët që të hyjnë në Zonën e Gjelbër të Bagdadit dhe po ashtu të lehtësojnë qasjen në rrugët e tjera në Irak.

Milicitë, partitë politike dhe figurat me ndikim kanë krijuar shumë zona ku nuk mund të shkohet në Bagdad dhe qytete të tjera, për shkak të shpërthimeve me bomba, qysh nga pushtimi amerikan në vitin 2003.

Zona e Gjelbër është një hapësirë e mbrojtur në qendër të Bagdadit, ku ndodhen shumë ndërtesa të qeverisë dhe disa ambasada perëndimore.

Përpara protestave të reja kundër korrupsionit, që priten në kryeqytet dhe qytete të tjera, Abadi ka urdhëruar komandantët që të zbatojnë planin për “mbrojtjen e civilëve”.

Abadi po bën përpjekje për reforma në Irak, për t’iu siguruar qytetarëve shërbimet bazë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat