Aeroporti i Koresë së Veriut ka probleme me internetin: Çfarë do të ndodhë me IT-në?

Bota

Aeroporti i Koresë së Veriut ka probleme me internetin: Çfarë do të ndodhë me IT-në?

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 11:51

Aeroporti i ri i Penianit duket se ka probleme. Mediat angleze kanë publikuar një foto ku shihet lideri korean Kim Jong-un para një kompjuteri dhe ushtarakë që e rrethojnë atë tek sa përdor internetin.
Gazeta britanike “The Independet” shkruan se në dukje aeroporti i Koresë së Veriut ka karakteristika të ngjashme me aeroporte të tjerë, por diçka duket se nuk shkon me dhomën e internetit.

Kjo dhomë në aeroport thuhet se është atje për t’i krijuar vizitorëve ndjenjën se Koreja e Veriut është e ngjashme si çdo destinacion tjetër.

“Në Korenë e Veriut, në internet mund të hyjnë vetëm një numër i vogël i elitave, ekspertëve të IT apo të tjerëve me një nevojë të qartë për ta përdorin atë, dhe gjithmonë nën mbikëqyrje të ngushtë”,-shkruan “The Independent”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat