Mbyllen kufijtë mes Kolumbisë dhe Venezuelës

Bota

Mbyllen kufijtë mes Kolumbisë dhe Venezuelës

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 11:38

Bogota dhe Karakas kanë thirrur dje ambasadorët respektivë për kryerjen e konsultimeve, bëhet e ditur nga autoritetet e dy vendeve të përfshira nga një krizë mosmarrëveshjeje dypalëshe për shkak të vendimit nga ana e Venezuelës për mbylljen e kufirit dhe dëbimin e shtetasve kolumbianë.

“I kam dhënë udhëzime ministres së Punëve të Jashtme për të thirrur për bisedime ambasadorin tonë në Venezuelë”, deklaroi presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos gjatë një ceremonie publike.

Ministrja e Jashtme kolumbiane, Maria Angela Holguin ka qenë e ngarkuar me detyrë për organizimin e një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të Punëve të Jashtme të Unasur-it (Unioni i kombeve të Amerikës Jugorë).

Duam t’i tregojmë mbarë botës se ç’po ndodh pasi kjo është tërësisht e papranueshme”, shtoi presidenti duke iu referuar krizës kufitare mes Kolombisë dhe Venezuelës që shpërtheu javën e kaluar.

Santos shpjegoi se e mori këtë vendim pas mos respektimit nga ana e Venezuelës të marrëveshjes së arritur një ditë më parë me vizitën e Mbrojtësit të Popullit kolumbian në qytetin kufitar të San Antonio de Tachira-s për verifikimin e deklaratave të abuzimeve të kryera ndaj kolumbianëve të dëbuar. /AFP/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat