Rimëkëmben tregjet kineze

Bota

Rimëkëmben tregjet kineze

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 07:36

Aksionet kineze janë rimëkëmbur pak, pas humbjeve tronditëse në fillim të kësaj jave, që kanë përhapur frikë në tregjet globale.

Indeksi kryesor i Kinës Shangai është rritur të premten për 1.1 përqind, përkatësisht në 3,123.04 pikë.

Këtë javë, ai ka rënë rreth 16 përqind.

Në Hong Kong, ndërkaq, indeksi Hang Seng ka qenë sot më i lartë për 1.6 përqind.

Humbjet dramatike dhe të paqëndrueshme këtë javë në Kinë kanë thyer besimin e investitorëve dhe kanë çuar në rënie të mprehta të tregjeve gjetkë në Azi dhe SHBA.

Me rritjet e fundit, investitorët shpresojnë se kriza e madhe ka kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat