Përmbysen dy anije me rreth 500 emigrantë. Frikë për qindra të vdekur

Bota

Përmbysen dy anije me rreth 500 emigrantë. Frikë për qindra të vdekur

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 07:24

Qindra njerëz dyshohet se mund të kenë humbur jetën, pasi dy anije me rreth 500 emigrantë në bord, janë përmbysur në afërsi të qytetit libian, Zuwara.

Anija e parë që kërkoi ndihmë, kishte 50 njerëz në bord, ndërsa e dyta ka pasur më shumë se 400 vetë.

Rojet Bregdetare libiane po vazhdojnë operacionin për shpëtimin e njerëzve që gjendeshin në anijen me 400 vetë në bord, por dyshojnë se pjesa më e madhe e tyre mund të kenë vdekur.

Vendasit kanë thënë se deri më tani, të paktën 100 trupa janë dërguar në spitalin e qytetit Zuwara, por ende nuk kemi një numër të konfirmuar nga autoritetet. Nga të dy përmbysjet, deri më tani është arritur të shpëtohen vetëm 20 vetë.

Emigrantët që ishin në këtë anije vinin nga Siria, Bangladeshi dhe nga disa vende afrikane.
Sipas raporteve të OKB-së, rreth 2500 emigrantë kanë vdekur gjatë këtij viti në përpjekje për të kaluar detin dhe për të shkuar në Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat