Zvicra me tunelin më të gjatë në botë (Foto/Video)

Bota

Zvicra me tunelin më të gjatë në botë (Foto/Video)

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 18:17

Zvicra së shpejti do të ketë tunelin hekurudhor më të gjatë dhe më të thellë në botë. Tuneli Gotthard, punimet e të cilit përfunduan, do të hapet për publikun më 1 qershor 2016 dhe do të transportojë pasagjerë nga Zyrihu në Milano vetëm për 2 orë dhe 50 minuta, duke shkurtuar rreth një orë kohë.

Tuneli arrin një gjatësi prej rreth 56 kilometra, duke tejkaluar tunelin Seikan të Japonisë prej 22.5 kilometra, i cili lidh ishullin kryesor Honshu me ishullin verior Hokkaido, shkruan "Daily Mail".

Puna për këtë projekt ambicioz filloi rreth 20 vite më parë, në 1996-n. Projekti u financua nga Zvicra me një kosto prej rreth 10.3 miliardë dollarë.

Mbi 2,000 punëtorë janë përfshirë në gërmimet e tunelit, duke ngarkuar më shumë se 2 milionë kamionë me mbetje.

Për shkak të terrenit të thyer të Alpeve, udhëtimi Milano-Zyrih nuk përshkohej lehtësisht, por tashmë falë tunelit udhëtimi do të jetë komod për qytetarët. Ndërkohë, trenat do të mund të udhëtojnë me më shumë se 150 milje në orë.

Procesi i gërmimeve dhe i ndërtimit të tunelit ishte i rrezikshëm, pasi i mori jetën 8 prej punëtorëve. Në janar të 2016-s, 1,000 njerëz do të përzgjidhen për të bërë udhëtimin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat