Vriten 7 ushtarë ukrainas

Bota

Vriten 7 ushtarë ukrainas

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 14:27

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase thotë se 7 ushtarë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve me separatistët pro-rusë në 24 orët e fundit.

Këto humbje në njerëz janë më të mëdhatë për ushtrinë ukrainase që prej mesit të mujit korrik, përderisa dhuna vazhdon të vë në pikëpyetje marrëveshjen e armëpushimit të arritur 6 muaj më parë.

Presidenti amerikan Barack Obama dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel më 26 gusht kanë biseduar në telefon për përshkallëzimin e luftimeve në lindje të Ukrainës dhe shkelejeve të vazhdueshme që po i bëhen marrëveshjes së arritur në Minsk të Bjellorusisë.

Obama gjatë kësaj bisede gjithashtu ka vënë në dukje përpjekjet e Kievit për të zbatuar obligimet që ka marrë nga marrëveshja e armëpushimit dhe ka përsëritur se edhe Rusia duhet të bëj të njëjtën gjë.

Më 26 gusht, përfaqësuesit e Ukrainës dhe rebelëve janë pajtuar që të ndërpresin luftimet dhe shkeljen e armëpushimit prej 1 shtatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat