Futbollisti do qëndrojë në paraburgim

Bota

Futbollisti do qëndrojë në paraburgim

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 14:25

Futbollisti i klubit Qabala në Azerbajxhan, që dyshohet në lidhje me vrasjen e një gazetari, i cili u rrah për vdekje,do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Një gjykatë në Baku ka hedhur poshtë mocionin e avokatëve mbrojtës të Cavid Huseynov, të cilët kërkuan që klienti i tyre të dërgohej në arrest shtëpiak.

Huseynov dhe pesë të dyshuar të tjerë u arrestuan më 11 gusht. Futbollisti po akuzohet se nuk ka raportuar krimin.

Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 5 vjet burgim.

Gjithashtu sot, disa gazetarë janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Qytetit në Baku dhe kanë kërkuar “dënim të merituar për sulmuesit e gazetarit Rasim Aliyev.

Aliyev, 30 vjeçar, vdiq më 9 gusht në spital nga plagët e marra, pasi një ditë më parë ishte rrahur nga disa persona.

Ai në spital tha se është sulmuar nga mbështetësit e futbollistit Huseynov, për shkak se ai e kishte kritikuar atë përmes një postimi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat