Arrestohen 12 vetë për shpërthimet në Tianjin

Bota

Arrestohen 12 vetë për shpërthimet në Tianjin

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 08:37

Agjencia e lajmeve në Xinhua të Kinës njofton se sot policia ka arrestuar 12 persona, të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në shpërthimin, ku u vranë 139 persona, në qytetin-port Tianjin

Në mesin e të arrestuarve ështëe dhe kryetari i kompanisë së logjistikës Ruihai, Yu Xuewei, kompania e cila ruante deponë e kimikateve ku ndodhën shpërthimet.

Po ashtu janë arrestuar zëvendëskryetari i kësaj kompanie Dong Shexuan dhe tre menaxherë.

Një seri e shpërthimeve në një depo të kimikateve filloi në mesnatën e 12 gushtit.

Nga ky shpërthim u plagosën edhe qindra persona , ndërkaq 34 persona akoma janë të zhdukur. Rreth 700 persona akoma janë duke u trajtuar në spitale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat