Obama dhe Merkel bisedojnë për Ukrainën dhe migrantët

Bota

Obama dhe Merkel bisedojnë për Ukrainën dhe migrantët

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 07:32

Presidenti amerikan Barack Obama ka folur në telefon me Kancelaren gjermane Angela Merkel, për përshkallëzimin e fundit të dhunës në lindje të Ukrainës, ka njoftuar më 26 gusht Shtëpia e Bardhë.

Gjatë kësaj bisede Obama vuri në dukje përparimin që ka shënuar Ukraina në zbatimin e detyrimeve të saj në kuadër të marrëveshjes së Minskut dhe përsëriti se Rusia duhet të bëjë të njëjtën gjë.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se shpërthimi i dhunës së fundmi në lindje të Ukrainës ka ndodhur për shkak të rritjes së numrit të sulmeve nga separatistët pro-rusë jashtë vijës së kontaktit, e cila u krijua nën marrëveshjen e Minskut.

Obama gjithashtu ka shprehur përkushtimin e Merkelit në krizën e migrantëve në Evropë, duke përmendur në veçanti disa nga vendimet e saj të fundit, për të lehtësuar barrën mbi shtetet kufitare, duke siguruar strehë për refugjatët sirianë.

Evropa është duke u ballafaquar me krizën më të keqe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi njerëzit po ikin nga konflikti dhe varfëria në Lindje të Mesme, Afrikë dhe Azi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat