Përgjimet dhe marrëdhëniet SHBA-Japoni

Bota

Përgjimet dhe marrëdhëniet SHBA-Japoni

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 00:23

Japonia thotë se Presidenti Barack Obama shprehu keqardhje për atë që mendohet të jetë përgjim nga Shtetet e Bashkuara të zyrtarëve japonezë.

Sipas zëdhënësit të qeverisë japoneze, këto komente u bënë gjatë një bisede telefonike mes zotit Obama dhe kryeministrit japonez Shinzo Abe.

"Presidenti Obama shprehu keqardhje, ngaqë kjo çështje shkaktoi një debat të madh në Japoni”, - tha zëdhënësi qeveritar, i cili nuk dha hollësi në se zoti Obama e kishte konfirmuar në mënyrë sepcifike aktin e survejimit.

Ai shtoi se zoti Abe shprehu “shqetësim të thellë” lidhur me incidentin dhe theksoi se akuzat mund të minojnë besimin mes dy vendeve aleate.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë komentuar ende lidhur me këtë çështje.

WikiLeaks muajin e kaluar publikoi dokumente ku thuhet se tregojnë që Shtetet e e Bashkuara kanë përgjuar 35 kompani, ministri dhe individë në Japoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat