Rreth 50 migrantë të vdekur në ujërat e Libisë

Bota

Rreth 50 migrantë të vdekur në ujërat e Libisë

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 20:05

Rreth 50 njerëz janë gjetur të vdekur në një anije me migrantë, që është nisur nga Libia.

Roja detare e Italisë ka thënë se 440 njerëz janë shpëtuar të gjallë.

Operacioni i shpëtimit është kryer nga një anije suedeze, që punon për agjencinë kufitare të Bashkimit Evropian, Frontex.

Dhjetëra mijëra njerëz, shumica nga Lindja e Mesme dhe Afrika, kanë marrë udhëtime nëpër det, me shpresë për të arritur Evropën.

Mbi 2,300 migrantë besohet se kanë vdekur këtë vit gjatë përpjekjeve për të kaluar Mesdheun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat