Ban: Tregoni dhembshuri për migrantët

Bota

Ban: Tregoni dhembshuri për migrantët

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 17:54

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të tregojnë dhembshuri dhe të bëjnë më shumë për të zgjidhur krizën me migrantët.

Duke folur në Paris, Ban ka thënë se mijëra migrantë marrin “rrugë të rrezikshme” dhe se nuk duhet të përballen me sfida të reja.

“Sot ka më së shumti njerëz të zhvendosur qysh në Luftën e Dytë Botërore. Në Siri dhe vende të tjera, miliona njerëz ikin nga dhuna dhe përndjekja, ndërsa të tjerë përpiqen të shpëtojnë nga varfëria, duke kërkuar një jetë më të dinjitetshme”, ka thënë Ban.

Ai ndodhet për vizitë dyditore në Paris, ku dje ka takuar presidentin e Francës, Francois Hollande.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat