BE, mbështetje të fuqishme Ballkanit Perëndimor

Bota

BE, mbështetje të fuqishme Ballkanit Perëndimor

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 17:35

Bashkimi Evropian do t’i japë mbështetje të fuqishme Ballkanit Perëndimor në samitin e nesërm në Vjenë, ka njoftuar sot Komisioni Evropian.

Siç është paralajmëruar, në këtë takim do të marrë pjesë shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe komisionarët evropianë, Marosh Shefqoviq dhe Johannes Hahn.

Mogherini ka thënë se “rajoni i Ballkanit Perëndimor përballet me shumë sfida, nga zgjidhja urgjente e problemit të sigurisë dhe migrimit deri te nevoja për të trajtuar problemet ekonomike dhe politike në shumë vende”.

Takimi BE-Ballkani Perëndimor do të jetë “rast i rëndësishëm jo vetëm për të diskutuar sfidat aktuale, por edhe të ardhmen e përbashkët”, ka shtuar Mogherini.

Komisioni Evropian ka miratuar sot 1.5 milion euro shtesë ndihmë humanitare për Serbinë dhe Maqedoninë, të cilat po përballen me fluks migrantësh nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat