Pakistan: Gjykata Supreme miraton krijimin e gjykatave ushtarake

Bota

Pakistan: Gjykata Supreme miraton krijimin e gjykatave ushtarake

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 11:34

Gjykata Supreme e Pakistanit ka marrë vendim që gjykatat ushtarake në vend janë të ligjshme dhe mund të dënojnë me vdekje civilët.

Ky vendim i zgjeron më shumë ndikimin e fuqishëm të ushtrisë në Pakistan.

Gjykatat ushtarake nuk kishin të drejtë të gjykonin militantë të dyshuar pasi militantët talibanë masakruan më shumë se 150 persona – shumica prej tyre fëmijë- në një shkollë në dhjetorin e vitit të kaluar.

Qeveria pakistaneze ka thënë se ngritja e gjykatave ushtarake është e nevojshme sepse gjykatat civile janë të frikësuara të dënojnë militantët dhe të shqiptojnë dënime me vdekje.

Gjykatat ushtarake kanë shqyrtuar më shumë se 100 raste ku kanë qenë të përfshirë militantët dhe deri në muajin qershor, kanë shqiptuar 27 vendime.

Qeveria pakistaneze ka vendosur që të bëjë reforma në sistemin gjyqësor, në mënyrë që të mos ketë nevojë për gjykata ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat