Ministri sirian në Iran për bisedime për t’i dhënë fund luftës civile

Bota

Ministri sirian në Iran për bisedime për t’i dhënë fund luftës civile

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 08:26

Ministri i Jashtëm sirian Walid al-Moualem ka arritur në Teheran më 4 gusht për të biseduar me zyrtarët iranianë dhe rusë, për t’i dhënë fund luftës 4 vjeçare në vendin e tij.

Moualem do të takohet me Mikhail Bogdanov, të dërguarin e posaçëm të presidentit Vladimir Putin në Lindje të Mesme, përpara se të mbajë takim më 5 gusht me ministri e jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, raportojnë mediat iraniane.

Irani dhe Rusia i kanë qëndruar afër presidentit sirian Bashar al-Assad gjatë luftës civile, përderisa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e Gjirit Arabik, kanë thënë se Assad duhet të dorëhiqet.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian ka sugjeruar se po rritet gjasat që për luftën në Siri të ketë zgjidhje diplomatike.

“Fatmirësisht, ne shohim një ndryshim në strategjinë e lojëtarëve në rajon për krizën siriane. Para 4 vjetësh, ne mendonim se lufta ishte zgjidhja e vetme por tash ata preferojnë të fokusohen në diplomaci”, ka thënë ai.

Ministri iranian Zarif ka sugjeruar se përpjekja tjetër diplomatike e Iranit, pas arritjes së marrëveshjes për programin e tij bërthamor, është formimi i një komiteti rajonal i cili do të trajtonte krizat e shunta në Lindjen e Mesme.

“Askund në botë nuk duhet më shumë një mekanizëm i tillë se sa në Lindje të Mesme”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat