Izraeli arreston ekstremistin e dyshuar hebre për vrasjen e foshnjes

Bota

Izraeli arreston ekstremistin e dyshuar hebre për vrasjen e foshnjes

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 07:55

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Moshe Yaalon ka nënshkruar urdhër-arrestin për ekstreministin e dyshuar hebre, pas vënies së zjarrit në një shtëpi të palestinezëve ku u vra një foshnje.

Mordechai Meir, një izraelit, banues në një koloni në Bregun Perëndimor është arrestuar dhe nuk ka dalur para trupit gjykues për “përfshirjen e tij në aktivitete të dhunshme dhe terroriste si pjesë e grupit terrorist hebre”, ka thënë Ministria.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 6 muajsh. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, masa të tilla pa gjykim paraprak, më herët i janë caktuar vetëm palestinezëve.

Kabineti për siguri i kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë javës ka lejuar për herë të parë që militantët e dyshuar hebrenj të arrestohen.

Izraelitët thonë se burgimi pa gjyq është i nevojshëmpër tu ndaluar dhuna e mëtejshme, për rastet kur ka prova të mjaftueshme që një person të ndiqet penalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat