Përleshje në kufirin Indi-Pakistan, 3 të vdekur

Bota

Përleshje në kufirin Indi-Pakistan, 3 të vdekur

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 07:09

Rojet kufitare të Pakistanit dhe Indisë kanë shkëmbyer zjarr dhe kanë hedhur mortaja ndaj njëri tjetrit, në kufirin në rajonin e Himalajeve të Kashmirit, duke vrarë dy pakistanezë dhe një indian, thonë zyrtarët.

Së paku 14 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë janë plagosur nga zjarri i hapur nga indianët në sektorin Bajwat afër Sialkot, një qytet në lindje të provincës Punxhab, ka thënë ushtria pakistaneze.

Një zyrtar i sigurisë nga India tha se pakistanezët kanë plagosur 4 civilë.

Të dy palët e kanë akuzuar njëri-tjetrin dhe janë zotuar se do të hakmerren për këtë incident.

Të paktën 7 njerëz kanë vdekur në anën e Pakistanit që prej se kryeministrat e shteteve të Azisë Jugore janë takuar në Rusi në muajin korrik dhe kanë njoftuar për marrjen e disa hapave, të cilët do të zvogëlojnë tensionet në kufi.

Vëzhguesit paralajmërojnë se përplaset në kufi mund të rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Indisë dhe Pakistanit, të cilët kanë luftuar tre luftëra që prej se janë pavarësuar nga Britania në vitin 1947.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat