Lukashenka: Nëse ka agresion kundër nesh, vdesim me shpatë në dorë

Bota

Lukashenka: Nëse ka agresion kundër nesh, vdesim me shpatë në dorë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 20:13

Presidenti i Bjellorusisë Alyaksandr Lukashenka është betuar se Bjellorusia kurrë nuk do të hyjë në luftë me Rusinë por nëse një konflikt i tillë ndodhë, atëherë “ne do të luftojmë për çdo copë toke”.

Në intervistën dhënë për Radion Evropa e Lirë në Minsk, Lukashenka gjithashtu ka sugjeruar se lideri opozitar i cili është i burgosur, e që burgosja e tillë ka shkaktuar brengosje në SHBA dhe në Bashkimin Evropian, mund të lirohet para zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahen në tetor.

Intervista, e cila është bërë edhe nga dy media të tjera të pavarura, është e rrallë për burrshtetasin bjellorus, i cili udhëheq ish-shtetin sovjetik për më shumë se dy dekada.

Policia e tij autoritare, ia ka dhënë atij eopitetin e “diktatorit të fundit në Evropë”.

Bjellorusia dhe ish-shtete të tjera të Bashkimit Sovjetik janë alarmuar nga aneksimi i Krimesë nga Rusia vitin e kaluar dhe për mbështetjen që Moska po iu jep separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Lukashenka, i cili herë pas here ka pasur marrëdhënie të vështirra me Kremlinin, shpesëh e ka pozicionuar vetën në mes të Moskës dhe Perëndimin, duke organizuar disa tabime në Minks, në mënyrë që të tejkalohet kriza në Ukrainë.

Vitin e kaluar, Rusia rriti patrullimet detare dhe ajrore në kufinjt e saj dhe përgjatë Detit Baltik.

I pyetur se nëse Bjellorusia mund të pësojë njësoj sikurse Ukraina, Lukashenka tha: “Rusia kurrë nuk do të luftojë kundër Bjellorusisë”.

“Ndoshta, nesër dikush dëshiron që ta marrë një pjesë nga Polesia”, tha ai, duke iu referuar një territori përgjatë Bjellorusisë, Ukrainës dhe Polonisë.

“Mund ta imagjinoni se çfarë reagimi mund të kem unë ose çfarë reagimi mund të kenë bjellorusët? Ne do të luftonim për çdo copë toke”.

“Nëse vjen puna të luftohet me shpata, ne do të vdesim nga shpatat”, shtoi ai.

Gjatë 21 vjetëve të udhëheqjes së Bjellorusisë, Lukashenka në mënyrë të ashpër ka shtypur opozitën, grupet e shoqërisë civile dhe median e lirë.

Gjatë zgjedhje presidenciale të mbajtura, forcat e sigurisë e arrestuan disa liderë opozitarë, duke përfshirë edhe kandidatin e pavarur Mykola Statkevich. Ai më pas u dënua me 6 vjet burgim.

Lukashenka la të kuptohet se e ka ndërmendë ta lirojë nga burgu para muajit tetor Mykola Statkevichin.

“Nuk dua të tregohem dinak, kjo pyetje është në agjendë”, tha ai.

“Vetëm unë mund të vendos për një gjë të tillë... nëse ai lirohet, nëse ai lirohet para zgjedhjeve presidenciale, por unë edhe nëse ai nuk lirohet. Ju do të jeni në dijeni për këtë çështje në një të ardhme të afërt”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat