Sulm terrorist në Turqi, dy ushtarë të vdekur

Bota

Sulm terrorist në Turqi, dy ushtarë të vdekur

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 15:17

Në një Sulm të organizatës terroriste PKK në Turqinë juglindore herët këtë mëngjes dy ushtarë turq mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Sipas një deklarate nga ana e autoriteteve turke, terroristët e PKK në fshatin Araköy kanë vendosur eksploziv dhe e kanë aktivizuar atë ndërkohë që po kalonte autokolona e automjeteve ushtarake në atë zonë. Pas kësaj, sulmi terrorist ka vazhduar me granata dhe armë.

Ndërkohë kujtojmë se para dy ditësh, si pasojë e dy sulmeve terroriste, tre anëtarë të forcave turke të sigurisë janë vrarë dhe 28 të plagosur në dy sulme të ndara me bomba në Turqinë lindore.

Tensionet mes forcave turke të sigurimit dhe organizatës terroriste PKK në Turqinë lindore e juglindore janë rritur pas një serie sulmesh terroriste që kanë ndodhur në rajon në dy javët e fundit.

PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Forcat turke të sigurisë kanë nisur operacione të gjera anti-terroriste pas 20 korrikut, kur në qytetin kufitar të Suruçit në një sulm vetëvrasës mbetën të vrarë 32 njerëz.

Ky sulm ishte i lidhur me terroristët DAESH. Ushtria turke u përgjigj me artileri të rëndë dhe sulme ajrore ndaj pozicioneve të kësaj organizate terroriste në Siri si dhe kreu një sërë operacionesh në mbarë vendin nga i cili janë arrestuar mbi 1300 persona të cilët dyshohen të kenë lidhje me organizata terroriste si DAESH, PKK dhe DHKP-C.

Qeveria e Turqisë dy vjet më parë filloi një proces paqeje për të zgjidhur çështjen kurde pas tre dekadash krize. Procesi është minuar nga një seri sulmesh nga të cilat u vranë shumë anëtarë të ushtrisë turke dhe policinë në lindje dhe juglindje të Turqisë.

Nga ana tjetër ATO në një mbledhje të posaçme ka deklaruar se mbështet Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.

Mesazhet e mbështetjes mbërritën në Ankara edhe nga Brukseli, Uashingtoni si dhe qendra të tjera të mëdha të bashkësisë ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat