Rrëzohen dy vinça, 20 të lënduar

Bota

Rrëzohen dy vinça, 20 të lënduar

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 20:59

Së paku 20 persona janë lënduar pasi që dy vinça u rrëzuan në katër shtëpi në Holandë bëjnë të ditur mediat holandeze

Incidenti ndodhi në qytetin e Alphen në perëndim të vendit ku jetojnë mbi 100 mijë banorë .

Në rrjetet sociale janë postuar video dhe fotografi nga fatkeqësia dhe siq thuhet kjo ka ndodhur gjatë rindërtimit të urës.

Në video xhirim shihet se si vinçi ngritë një pjesë të urës “Mbretëresha Julian” kur edhe ka shkatërruar shtëpitë.

Në vendin e incidentit kanë ardhur menjëherë mjekët dhe ekipet e shpëtimit dhe ende nuk dihet sa njerëz gjendeshin në shtëpi në momentin e tragjedisë.

Rindërtimi i urës ka filluar në prill dhe ka ardhur deri te faza përfundimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat