Hungari: Pas përgatitjeve, filloi ndërtimi i murit kundër imigrantëve

Bota

Hungari: Pas përgatitjeve, filloi ndërtimi i murit kundër imigrantëve

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 18:55

Ushtarët e Hungarisë sot e kanë filluar ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Serbinë, për ta ndalur rrjedhjen e imigrantëve që synojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Në fshatin jugor, Ashotalom, ushtarët duke përdorë makineri të rëndë i kanë futur shtyllat e metalta në tokë, në hapin e parë të ndërtimit të murit të lartë katër metra, të cilin Qeveria e Hungarisë dëshiron ta përfundoj më 31 gusht.

Më se 100 mijë imigrantë kanë hyrë deri tash këtë vit në Hungari duke kaluar nëpër vendet e Ballkanit.

Aktualisht, afro 80% e imigrantëve janë nga zonat e luftës, Siria, Iraku dhe Afganistani.

Pothuajse gjysma e tyre i kanë bërë kërkesat për azil në Hungari, por përpqen të lëvizin në vendet e tjera të BE-së, në Gjermani, Suedi ose Britani, para se të zgjidhen kërkesat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat