Përplaset helikopteri ushtarak i Rusisë (Video)

Bota

Përplaset helikopteri ushtarak i Rusisë (Video)

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 16:36

Një helikopter ushtarak i Rusisë është përplasur gjatë një shfaqjeje ajrore para mijëra spektatorëve, duke e lënë të vdekur një pjesëtar të ekipit dhe duke e lënduar një tjetër.

Komandanti i helikopterit Mi-28 vdiq pasi helikopteri u rrëzua, gjatë shfaqjes, më 2 gysht në rajonin rus të Ryazanit, 200 kilometra në juglindje të Moskës.

"Komandanti ka vdekur, piloti i dytë ështe gjallë. Dështimi i pajisjeve shkaktoi aksidentin", tha kreu i Forcës Ajrore të Rusisë, gjenerali Viktor Bondarev.

Shfaqja ajrore, Aviadarts, u paraqit me aeroplanë dhe helikopterë Forcën Ajrore të Rusisë.

Askush nga publiku nuk u lëndua, dhe shfaqja u suspendua për vazhduar një ditë më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat