Qeveria afgane nuk negocion me fraksion tjetër të talibanëve

Bota

Qeveria afgane nuk negocion me fraksion tjetër të talibanëve

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 16:08

Qeveria afgane ka thënë se nuk do të negociojë me franksion tjetër të talibanëve, grup i cili po kalon nëpër një krizë për shkak të ndrrimit të lidershipit.

Në deklaratën e zyrës së presidentit Ashraf Ghani thuhet se nuk do të pranohet asnjë “strukturë paralele politike” që është opozitë me qeverinë afgane, duke iu referuar qartazi talibanëve.

Bisedimet e paqes në mes të talibanëve dhe qeverisë afgane u shtynë javën e kaluar, pas konfirmimit të vdekjes së liderit të talibanëve Mullah Omar, i cili kishte vdekur në prill të vitit 2013.

Talibanët e konfirmuan vdekjen e Omarit dhe thanë se Mullah Akhtar Manus është zgjedhur lideri i ri i tyre.

Familjarët e Omarit e kanë kontestuar zgjedhjen e Mansur, duke kërkuar që në votimet për zgjedhjen e liderit të përfshihen edhe komandantët e luftës.

Talibanët ditët e fundit janë munduar të tregohen se janë unik dhe kanë lëshuar disa deklarata ditëve të fundit.

Në deklaratën e talibanëve të publikuar sot kanë thënë se ngushëllimet për vdekjen e Omarit por edhe përgëzimet për zgjedhjen e Mansur kanë ardhur nga e gjithë Afganistani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat