Kerry në Katar për marrëveshjen e Iranit

Bota

Kerry në Katar për marrëveshjen e Iranit

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 16:07

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry po qëndron në vizitë në Doha të Katarit, ku po akohet me homologët e tij të Këshillit për Bashkëpunimit të Gjirit.

Kerry dje ka qëndruar në Egjipt, duke filluar kështu turneun e tij në Lindje të Mesme, me qëllim që të risgurojë aleatët e SHBA-së, se marrëveshja bërthamroe e Iranit, do të sjellë më shumë siguri në rajon.

Por ministri i Jashtëm i Katarit, Khalid al-Attiyah teksa ka mirëpritur sekretarin Kerry në Doham tha se marrëveshja bërthamore e Iranit duhet të sjellë “fiqnjësi të mirë” e jo ndërhyrje në çështjet e brendshme të shteteve tjera.

Ai tha se Këshilli për Bashkëpunim dëshiron që të shpëtoj rajonin “nga çdo rrezik apo kërcënim që mund të vijë nga armët bërthamore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat