Azarov themelon “Komitetin e Shpëtimit” për Ukrainën

Bota

Azarov themelon “Komitetin e Shpëtimit” për Ukrainën

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 13:55

Ish-kryeministri ukrainas Mykola Azarov ka njoftuar për themelimin e asaj që ai e quan Komitetit për Shpëtimin e Ukrainës.

Azarov u ka thënë gazetarëve në Moskë sot se qëllimi i themelimit të këtij komiteti është “të rikthej rregullin në shtëpitë tona”.

Ai shtoi se nuk mund të tregojë emrat e të gjithë anëtarëve të grupit të tij për shkak se shumica prej tyre janë në Ukrainë dhe është e rrezikshme që emrat e tyre të bëhen publik.

Azarov, i kishte quajtur “grusht shtet”, protestat pro-evropiane të organizaura vitin e kaluar, të cilat çuan në rrëzimin e presidentitViktorYanukovych.

Së bashku me Yanukovych dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë, Azarov është shpërngulur në Rusi.

“Është e pamundur që të rivendoset rregull në Ukrainë, nëse nuk e ndryshojmë politikën aktuale të Ukrainës”, ka thënë ai.

Azarov, 67 vjeçar ka qenë kryeministër nga viti 2010 deri 2014.

Ai dhe Yanukovych po kërkohen nga autoritetet në Ukrainë për krime që lidhen me keqpërdorim të pushtetit. Gjitashtu ndaj tij është lëshaur një fletarrest ndërkombëtar nga Intepoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat