Britania e Franca kërkojnë ndihmën e BE-së për krizën e emigrantëve

Bota

Britania e Franca kërkojnë ndihmën e BE-së për krizën e emigrantëve

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 22:22

Britania dhe Franca u bënë thirrje sot vendeve të tjera të BE-së për t’iu ardhur në ndihmë në menaxhimin e një krize të përshkallëzuar të mijërave emigrantë të bllokuar në portin francez të Calaisit.

“Ajo me të cilën po përballemi është një krizë globale emigrimi”, u shpreh sekretarja e Brendshme britanike, Theresa May dhe ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve në një koment të përbashkët për gazetën e përditshme ”Sunday Telegraph”.

“Kjo situatë nuk duhet shikuar si një çështje që u përket vetëm dy vendeve tona”, shkruajnë ata “është një prioritet në të dyja nivelet, evropian dhe ndërkombëtar”, shtuan ata.

May dhe Cazeneuve deklaruan se me qindra emigrantë po ndërmarrin rreziqe më të mëdha për të hyrë në zonat e sigurisë përreth portit të Calaisit dhe në fundin e hekurudhës së tunelit që lidh Francën me Britaninë, shkruan shqiptarja.
“Shumica që janë në Calais dhe që përpiqen të kalojnë tunelin kanë ardhur nëpërmjet Italisë, Greqisë apo vendeve të tjera”, u shprehën ata.

“Për këtë arsye u bëjmë thirrje shteteve të tjera anëtare dhe të gjithë BE-së, t’i adresohen këtij problemi që nga rrënjët”, thanë May dhe Cazeneuve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat