​Forcat ruse kanë vrarë tetë pjesëtarë të ISIS-it

Bota

​Forcat ruse kanë vrarë tetë pjesëtarë të ISIS-it

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 19:51

Forcat ruse të sigurisë kanë vrarë tetë ekstremist të cilët më herët janë bërë anëtarë të ISIS-it në Republikën e Ingushetisë në Kaukazin Verior.

Këtë e ka thënë Komiteti shtetëror në luftën kundër terrorizmit.

Në mesin e viktimave të identifikuara është edhe Adam Tagilov për të cilin është dyshuar se qëndron prapa sulmeve në Grozni në Çeçeni në dhjetor të vitit 2014 transmeton Sputnjik.

Agjencia për luftën kundër terrorizmit ka thënë se ka gjetur eksploziv dhe më shumë së 2 mijë copë municion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat