Gjetjet e fundit nuk janë të avionit “MH370”

Bota

Gjetjet e fundit nuk janë të avionit “MH370”

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 18:20

(E plotësuar) Objekti i gjetur sot në brigjet e oqeanit Indian nuk është pjesë avioni, por një shkallë që nuk ka të bëjë me fluturimin e zhdukur “MH370” të “Malaysia Airlines”-it.

“Kam mësuar nga media se objekti ishte pjesë e një dere, por pas verifikimeve me Autoritetin e Aviacionit Civil dhe njerëzit në terren u vërtetua se bëhet fjalë thjesht për një shkallë”, shpjegoi drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil malajzian Azharudin Abdul Rahman.

Pjesa e ngurtë u zbulua mëngjesin e sotëm në ishullin e Reunionit, i njëjti ku të mërkurën e shkuar u gjet një copë krahu avioni “Boeing 777”.

Fluturimi 370 u zhduk pa lënë gjurmë më 8 mars 2014 pak pasi u ngrit nga Kuala Lumpuri me destinacion Pekinin. Shumica e 239 personave në bord ishin kinezë.

Gjenden të tjera pjesë avioni që mendohet t’i përkasin “MH370”-ës

Policia ka marrë në dorë një objekt që mendohet të jetë pjesë e derës së një avioni, sipas personit që e gjeti atë në ishullin e Reunionit të dielën në mëngjes.

Objekti rreth 70 centimetra i gjatë u gjet në të njëjtin ishull ku disa ditë më parë u nxor nga bregu një pjesë krahu aeroplani.

Sipas AFP-së, burri që e gjeti copën beson se ajo është pjesë e një dere avioni, edhe pse policia fillimisht e mohoi këtë deklaratë.

Ndërkohë, oficerët në një tjetër zonë të ishullit gjetën një objekt rreth 38 centimetra katrorë në formën e një doreze, pjesërisht e mbuluar me lëkurë dhe me disa shkronja mbi të.

Këto zbulime i shtojnë spekulimet rreth mundësisë që pjesët e gjetura brenda pak ditësh t’i përkasin avionit “MH370” të “Malaysian Airlines” që u zhduk pa lënë gjurmë në mars 2014 rrugës nga Kuala Lumpuri në Pekin me 239 njerëz në bord.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat