Kerry: Raportet me Egjiptin në “bazë më të fortë”

Bota

Kerry: Raportet me Egjiptin në “bazë më të fortë”

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 18:17

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po i kthehen raporteve me Egjiptin në një “bazë më të fortë”, përkundër tensioneve dhe shqetësimeve aktuale lidhur me të drejtat e njeriut në këtë vend.

“Egjipti mbetet vital... për angazhim dhe stabilitet në rajon si të tërë”, tha sot Kerry në Kajro, pas bisedimeve me minsitrin e jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry.

Raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve u ftohën pas përmbysjes së presidentit islamist, Mohamed Morsi, nga ushtria e Egjiptit, pas demonstratave të mëdha kundër presidencës së tij.

Megjithatë, Egjipti mbetet njëri nga aleatët e afërt të sigurisë për Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme, rajon që është goditur rëndë nga trazirat në Siri, Irak, Jemen dhe Libi.

Takimi Kerry – Shoukry u bë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara ia dërguan Egjiptit tetë aeroplanë luftarakë të tipit F-16.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat