Vazhdon analiza për aeroplanin në fluturimin MH370

Bota

Vazhdon analiza për aeroplanin në fluturimin MH370

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 15:31

Raportohet se hetuesit i kanë shtuar disa mbetje metalike në koleksionin e tyre të dëshmive, derisa ata kanë vazhduar ta analizojnë fatin e aeroplanit të zhdukur të Malajzisë, në fluturimin MH370.

Zbulimet e raportuara janë të ndërlidhura me një pjesë të krahut të aeroplanit, pasi fuqishëm besohet se është nga fluturimi MH370. Kjo pjesë është dërguar në një laborator francez për analiza.

Autoritetet e Malajzisë sot kanë shpallur se kanë kërkuar nga autoritetet në territoret e afërta, ku është gjetur krahu i aeroplanit, që të ndihmojnë në zgjerimin e kërkimeve.

Aeroplani në fluturimin MH370 është zhdukur më 8 mars 2014, me 239 njerëz në të, derisa fluturonte nga Kuala Lumpuri i Malajzisë një Pekin të Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat