Nё kurriz tё refugjatёve

Bota

Nё kurriz tё refugjatёve

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 11:20

Eurotuneli nё Kale ёshtё njё simbol pёr dёshtimin e politikёs sё Europёs pёr refugjatёt. Vuatja instrumentalizohet nё Britaninё e Madhe. Kёshtu nuk shkon, mendon, meint Bernd Riegert.

Njё gazetё britanike pёrpjekjet e refugjatёve pёr tё arritur tunelin e kanalit e ka krahasuar me invazionin qё druhej se do tё ndёrmerrnin trupat gjermane nё Luftёn e Dytё Botёtore. Krahasime populiste me nazistёt ende vazhdon tё ketё ndёr britanikёt. Natyrisht qё ato janё njё marrёzi e paparё. Kёtё javё ia dolёn vёrtetё rreth 100 deri nё 150 refugjatё qё ta kalojnё tunelin duke hipur si pasagjerё nёpёr trena apo kamionё. A mund tё flitet pёr invazion pёr njё shifёr tё tillё apo tё bёsh fjalё pёr "migrant madness" siҫ bёjnё gazetat britanike? Jo.

Aq mё keq, qё kryeministri britanik ndaj kёtyre ekzagjerimeve reagon i nxituar nё mbledhjet e kabinetit tё sigurisё duke u shprehur pёr "njё mizёri refugjatёsh", qё po turret drejt Britanisё sё Madhe. David Cameron do tё duhej mё mirё tё deklarojё, se pёrse qeveria e tij refuzon me kёmbёngulje, tё mbajё pjesёn e vet tё barrёs europaine dhe nё krizёn e refugjatёve tё kёsaj vere tё pranojё mё shumё njerёz. Britania e Madhe nё gjashtё muajt e parё tё vitit ka nisur rreth 24 000 procese azilimi. Nё Gjermani janё 170 000, nё Itali 60 000. E pra ku ёshtё "Invazioni"?

Populizёm i pastёr

Pengesat e pamasa tё trafikut para tunelit tё kanalit dhe portrit tё Doverit nё anёn britanike vetёm nё njё masё tё vogёl shkaktohen prej bllokimit tё pёrkohshёm tё tubave tё tunelit. Trenat vazhdojnё qarkullimin. Shkas pёr pengesat masive nё trafik ёshtё kryesisht greva e shoferёve francezё. Gazetat nё Britaninё e Madhe, por edhe nё vende tё tjera europiane shkruanin, se ushtria britanike duhet tё mobilizohet pёr shkak tё refugjatёve nё tunelin e kanalit.

Edhe kjo ёshtё e gabuar. Ushtria sipas planeve tё qeverisё mё sё shumti duhet tё regullojё qarkullimin nё jug tё Anglisё dhe kamionёt e bllokuar nё trafik duhet t'i parkojё pёrkohёsisht nё territorin e kazermvave. Kёtё javё tё "dramёs sё refugjatёve" nё Kale shumё gjёra ngatёrrohen me njёra-tjetrёn, pёr tё fituar pikё me teza populiste tek zgjedhёsit nё Britaninё e Madhe.

Thelbi i problemit ёshtё diҫka krejt tjetёr: askush nuk e di, se si duhet zgjidhur situata aktualisht e tensionuar nё Kale. As qeveria franceze, as ajo britanike dhe as Bashkimi Europian nё tёrёsi nuk kanё njё recetё. Refugjatёt, qё nga Siria apo Afrika e Veriut kanё kaluar pёrmes detit nё tokё e kanё mbёrritur deri nё veri tё Francёs, bёjnё mёse tё qartё, qё sistemi i deritanishёm nuk funksionon. Nёse do tё zbatoheshin ende "rreullat e Dublinit", nё bazё tё tё cilave pёr refugjatёt ёshtё pёrgjegjёs ai vend, ku ata kanё mbёrritur fillimisht, atёherё refugjatёt nuk do tё ishin nё Francё. Eshtё pra urgjentisht e nevojshme, qё tё reagohet nё mёnyrё realiste ndaj lёvizjeve tё migracionit tё refugjatёve dhe jo sipas "rregullave tё Dublinit". Deri tani ministrat e brendshёm tё BE-sё kanё dёshtuar nё etablimin e njё sistemi tё kuotave tё migracionit dhe kritereve tё arsyeshme tё shpёrndarjes. E kjo edhe pёr shkak tё rezistencёs sё Britanisё sё Madhe dhe tё Gjermanisё kundёr shfuqizimit tё parimit, qё vendi i parё i kontaktit duhet tё kujdeset pёr refugjatёt.

3000 deri nё 5000 vetё, qё shpresojnё nё Kale pёr shansin e tyre, do tё duhej nё fakt qё autoritetet franceze ose t'i kthejnё nё vendet, ku kanё mbёrritur fillimisht, ose t'u ofrojnё atyre hapjen e procesit tё azilit nё Francё.

Ose nё rast se atyre nuk u njihet e drejta e azilit duhet tё kthehen nё vendet e origjinёs. Por kjo nuk ndodh, sepse autoritetet franceze prej vitesh qendrojnё indiferente dhe gjithashtu rrallёherё ёshtё e mundur tё konstatosh tek refugjatёt, se ku e kanё prekur ato kufirin e BE-sё, ose nga cili shtet i BE-sё vijnё ata.

Njё problem i vjetёr

Situata e vёshtirё nё Kale nuk ёshtё e re. Qysh nga fundi i viteve 1990 atje duket se nё politikёn europiane pёr refugjatёt diҫka thelbёsore nuk shkon. Asokohe nё zonёn Sangatte u krijua kampi i parё pёr refugjatё nga Afganistani dhe Kosova. Nё vitin 2001 dhe 2002 pati trazira, sepse refugjatёt e dёshpёruar e kuptuan, qё ata nuk kanё shanse. Mё 2002 Nicolas Sarkozy asokohe ministёr i Brendshёm udhёzoi mbylljen e kampit. Ai demonstroi pushtetshёm ambicien e tij, por problemin ai nuk e zgjidhi. Njё vit mё vonё u krijua kampi spontan, njё xhungёl nё lindje tё Kalesё. Mё 2009 kampin e shpёrndanё. Refugjatёt vazhdojnё megjithatё tё vijnё edhe sot. Kampi sёrish u shtua. Vetёm mё 2014 shteti francez ndёrtoi njё kamp modest zyrtar pёr pranimin e refugjatёve, por qysh nё inagurim kampi ishte mjaft i vogёl.

Qё prej asaj kohe "xhungla" rritet vazhdimisht e shpenguar. Kёtё verё ajo ёshtё jashtёzakonisht e madhe, sepse presioni i refugjatёve nga Mesdheu nё pёrgjthёsi ёshtё nё rritje. Shifrat pёr tentativa tё kalimit tё Eurotunelit nё hyrjen e Kalesё dramatizohen nga kompania menaxhuese e tunelit. Bёhej fjalё pёr mijёra njerёz, qё gjoja natёn donin tё sulmonin tunelin. Kjo ёshtё e gabuar. Ishin grupe tё vogla, qё disa herё u pёrpoqёn tё kapёrcejnё gardhin dhe tё arrijnё trenat. Vetёm pak syresh ia dolёn vёrtetё.

Eurotuneli ёshtё papritur nё fokus, impiantet e sigurisё, gardhet dhe numri i punonjёsve tё sigurisё janё tё pamjafteushёm. Deri tani kanё qenё kryesisht kamionёt qё ngarkohen nёpёr tragete nё shёnjestёr tё refgjtёve. Por qёkurse kёto sigurohen dhe kontrollohen mё mirё, refugjatёt tёrhiqen nga portetet e trageteve drejt Eurotunelit, sepse atje ata shohin mё shumё shans (qё nuk ekziston) pёr tё kaluar nё Britaninё e Madhe.

Pa rrugёdaje?

Ҫfarё duhet bёrё? Refugjatёt nuk do tё mblidhen mё nё Kale, nё rast se ata nuk kanё mё vёrtetё asnjё shans, pёr tё arritur ishullin britanik. Afatshkurtёr ndoshta njё izolim rigoroz do ta qetёsojё situatёn nё Kale. Por afatgjatё problemi nuk zgjidhet kёshtu. Refugjatёt do tё gjejnё rrugё tё reja, porte tё tjera ose ndoshta do tё dalin nё ilegalitet nё Francё. Njё mbyllje konsekuente e kampit tё refugjatёve gjithashtu do tё jepte sinjalin, se lёvizja drejt Kalesё nuk ka kuptim. Por pёr arsye humanitare prishja me dhunё e kampit do tё ishte e vёshtirё.

Nga ana tjetёr as qeveria franceze nuk mund tё vazhdojё kёshtu si deri tani duke ndjekur ҫdo natё refugjatёt nё territorin e Eurotunelit. Qeveria franceze dhe ajo britanike, por edhe politikanёt europianё ndodhen para njё dileme tё vёrtetё.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat