SHBA: Biden diskuton për mundësinë e kandidimit për president

Bota

SHBA: Biden diskuton për mundësinë e kandidimit për president

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 10:17

E përditshmja New York Times ka raportuar mbrëmë se zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, po mbanë takime me këshilltarët dhe ndihmësit në shtëpinë e tij, për ta shqyrtuar kandidimin për nominim demokrat për president, me ç’rast do ta sfidonte ish-sekretaren e shtetit, Hillary Clinton.

Gazeta ka raportuar se kampi i Bidenit i kishte kontaktuar liderët demokratë dhe donatorët, të cilët nuk kanë pasur përkushtim të fuqishëm ndaj zonjës Clinotn, ose mund të jenë të shqetësuar për gjasët e saj në zgjedhje.

Joe Biden, 72 vjeçar, publikisht ka thënë se për këtë çështje do të vendoste në fund të verës.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga Shtëpia e Bardhë për planet e zotit Biden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat