Iraku iu kërkon kurdëve të largohen nga kufiri

Bota

Iraku iu kërkon kurdëve të largohen nga kufiri

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 21:38

Qeveria regjionale e kurdëve të Irakut, ka kërkuar nga Partia e Punëtorëve Kurdë e Turqisë, që t’i tërheqë forcat nga territoret e saj në mënyrë që të mos shkaktojë vdekjen e mëtutjeshme të civilëve në atë zonë.
Ditëve të fundit veriu i Turqisë në kufi me Irakun, ka qenë cak i shumë konflikteve të armatosura me ushtrisë turke dhe luftëtarëve të PPK-së.
Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, presidenti kurd, Massoud Barzani i ka thënë Partisë së Punëtorëve Kurdë se duhet t’i tërheqë luftëtarët e saj nga regjioni, që të sigurohen se civilët e atjeshëm nuk do të jenë viktima të konflikteve, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Në deklaratë ai gjithashtu ka dënuar Turqinë për bombardimin e civilëve, pasi që shumë shtëpi civile u dëmtuan nga sulmet ajrore në veriperëndim të Irakut, dhe u ka bërë thirrje të dyja palëve që t’i nisin bisedimet për paqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat