​Mbi 30 të vrarë në luftimet në qytetin sirian Aleppo

Bota

​Mbi 30 të vrarë në luftimet në qytetin sirian Aleppo

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 20:28

Të paktën 25 rebelë sirianë janë vrarë në një sulm mbi një bazë të improvizuar ushtarake në veri të Aleppo, dhe u vranë nëntë ushtarë të ushtrisë, thanë sot vëzhguesit e Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut. Ata thanë se në mesin e të vrarëve ka tre komandantë të lartë të rebelëve.

Agjencia siriane SANA raportoi se “forcat qeveritare vranë dhe plagosën një numër të terroristëve në pjesën perëndimore të qytetit”.

Në periferinë perëndimore të Aleppo këtë mëngjes ka vazhduar luftimet sporadike, avionët e ushtrisë bombardojnë, ndërsa rebelët gjuajnë me raketa në pozicionet e atyre që janë besnikë ndaj regjimit shtetëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat