​Ushtria izraelite vret të riun palestinez

Bota

​Ushtria izraelite vret të riun palestinez

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 16:33

Ushtarët izraelitë vranë një të ri palestinez pranë vijës kufitare në veri të Rripit të Gazës.

Lajmi u konfirmua nga autoritet mjekësore palestineze, teksa zëdhënësja e ushtrisë izraelite deklaroi se disa persona u afruan në pika të ndryshme të vijës kufitare dhe nuk iu përgjigjën thirrjeve të autoriteteve për të ndaluar.

Ajo tha se grupi i të rinjve hodhi gurë dhe sende të tjera mbi pengesën e sigurisë dhe se ushtarët përpara se të ekzekutonin njërin prej tyre, kanë shtënë në ajër si një formë paralajmëruese që ata të largohen nga muri i sigurisë.

Autoritet e spitalit të Gazas identifikuan viktimën si Mohamed al-Masri, 17 vjeç. Dhjetëra palestinezë morën pjesë në funeralin e të riut.

Mushir al-Masri, zyrtar i Hamasit tha se vrasja e adoleshentit është incidenti i radhës, teksa dy ditë më parë një foshnje 18 muajshe u dogj nga izraelitët, pasi banesës ku ajo ndodhej iu vu zjarri qëllimisht. Prindërit dhe vëllai i madh i fëmijës janë në gjendje kritike për jetën.

Ai tha se Izraeli po thyen të gjitha rregullat dhe marrëveshjet e armëpushimit, dhe rezistenca do të vendosë se si do të reagojë pas këtyre krimeve sioniste.

Por armiku duhet të kuptojë se çmimi është duke u rritur çdo ditë dhe se ai do të përballet me të njëjtën gjë.

“Gjaku palestinez është i çmuar”, tha ai.

Sulmi është dënuar gjithashtu nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat