Lideri i ri i talibanëve thërret për unitet, thotë se do të sjellë rregull Islamik

Bota

Lideri i ri i talibanëve thërret për unitet, thotë se do të sjellë rregull Islamik

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 16:23

Lideri i ri i talibanëve, Mullah Mansour, në një mesazh audio ka bërë thirrje për unitet, duke thënë se grupi do të vazhdojë të luftojë.

Mullah Mansour është emëruar si lideri i ri ditën e së enjtes, pas vdekjes së ish liderit Mullah Omar.

Mesazhi në audio thotë se luftëtarët duhet të bashkohen pasi ndarja në radhët e tyre do t’i kënaq armiqtë.

Po ashtu u tha se Talibanët do të vazhdojnë xhihadin e tyre deri në sjelljen e rregullit Islamik në vendin e tyre, shkruan BBC.

Inçizmi prej 30 minutave është shpërndarë nga zëdhënësi Taliban Zabiullah Mujahid të shtunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat