Ben Emmerson: Vladimir Putin përgjegjës për vrasjen e Litvinenkos

Bota

Ben Emmerson: Vladimir Putin përgjegjës për vrasjen e Litvinenkos

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 11:00

Avokati i të vesë së opozitarit rus, Alexandre Litvinenko, helmuar me polonium në vitin 2006 në Londër, i bëri thirrje drejtësisë britanike të mbante Vladimir Putin si përgjegjës për vrasjen, në ditën e fundit të hetimit publik të nisur në muajin janar.

“Vladimir Putin është akuzuar për këtë vrasje në bazë të provave solide dhe të drejtpërdrejta, provat më të mira të gjetura në kuadër të aktiviteteve kriminale sekrete dhe korruptuara të Kremlinit”, konfirmoi Ben Emmerson, avokat i Marina Litvinenko dhe djalit të saj Anatoly.

Ai e cilësoi presidentin rus si diktator duke e akuzuar se kishte dekoruar një prej dy të dyshuarve për vrasje, Andrei Lougovoi, në përpjekje për të penguar hetimin publik britanik.

Hetimi publik për vdekjen e Alexandre Litvinenko është një procedurë që u urdhërua nga qeveria britanike. Ai ka mundësuar shqyrtimin me dyer të mbyllura të dokumenteve të ndjeshme për të përcaktuar një implikim të mundshëm të Shtetit rus në vrasjen e këtij opozitari.

“Besoj se e vërteta do të zbulohet. Vrasësit dhe mbështetësit e tyre janë demaskuar”, deklaroi Marina Litvinenko.

“Bashkëshorti im është vrarë nga agjentët e Shtetit rus, në atë që ishte akti i parë i terrorizmit bërthamor në rrugët e Londrës. Kjo nuk do të kishte ndodhur pa dijeninë e Putinit dhe pa pëlqimin e tij”, shtoi ajo para ndërtesës së ”Royal Courts of Justice de Londres”.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme e cilësoi hetimin publik britanik selektiv dhe të politizuar.

Dmitri Kovtoun dhe Andrei Lougovoi, një ish-agjent sekret, bërë më pas deputet i një partie nacionaliste, janë të dyshuar nga policia britanike për helmimin e Alexandre Litvinenko në një hotel londinez më 1 nëntor 200.

Kritiku i ashpër i Kremlinit, 43-vjeçari Litvinenko humbi jetën 3 javë pasi kishte pirë çaj jeshil të helmuar me izotopin radioaktiv “polonium 210”, në hotelin Millennium të Londrës, vetëm pak pasi kishte siguruar të merrte nënshtetësinë britanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat