Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin me zjarrvënie të qëllimshme në një shtëpi në Bregun Perëndimor nga ekstremistët e dyshuar hebrenjë, me ç’rast është vrarë një fëmijë palestinez.
Zyra e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha mbrëmë vonë se ky ishte “akt terrorist” dhe e ka fajësuar dështimin e Izraelit për t’i dënuar aktetet e përsëritura të dhunës se kolonëve .
Shtëpia e Bardhë këtë e ka përshkruar si sulm të “egër”.
Dje, sulmuesit ia kanë vënë flakën dy shtëpive në Bregun Perëndimor, me ç’rast është vrarë një fëmijë palestinez 18 muajsh, i cili ishte në gjumë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka dënuar këtë “sulm terrorist” dhe tha se do të përdoren “të gjitha mjetet” që ata që e kanë kryer këtë sulm të sillen para drejtësisë.
Policia e Izraelit ka thënë se ekstremistët hebrenjë me “motive nacionaliste” janë të dyshuar për zjarrvënie.
Autoriteti palestinez e ka fajësuar Izraelin për “vazhdimin e vendbanimeve dhe mbrojtjen e kolonëve”.