Rusi: Sanksionet e reja të SHBA-ve, përshkallëzim i konfrontimit

Bota

Rusi: Sanksionet e reja të SHBA-ve, përshkallëzim i konfrontimit

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 10:22

Ministria e jashtme e Rusisë ka shprehur përkushtim për hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara për shkak të zgjerimit të sanksioneve lidhur me krizën në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara, edhe njëherë kanë demonstruar se kanë bërë zgjedhje në favor të përshkallzimit të kontronfimit”, tha mbrëmë Ministria e jashtme e Rusisë, dhe ka shtuar se “aksionet e tilla provokuese jo vetëm që i shkatërrrojnë raportet SHBA – Rusi, por ato e pengojnë bashkëpunimin në zgjidhjen e problemeve të tjera globale”.

Zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov, tha se Rusia mund të hamerret në baza simetrike, sikur në të kaluarën, por kësaj radhe kundërmasat mund të jenë më të ashpra.

“Për fat të keqë, këta hapa nuk sjelloin asgjë tjetër por negativitet”, tha Peskov.

Më 30 korrik, Shtetet e Bashkuara i kanë zgjeruar sanksionet e veta kundër individëve që kanë “dhënë mbështetje” për miqtë e supozuar të presidentit rus, Vladimir Putin, të ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich, dhe të tjerëve.

Me këto sanksione janë goditur edhe dy prodhues të armatimit rus, Kalashnikobv dhe Izhmash, dhe disa kompani të tjera, që operojnë në Krime.

Zyrtarët amerikanë këto sanksione të reja i kanë përshkruar si “përsosje” të nevojshmje për parandalimin e njerëzve dhe kompanive, ndaj të cilave janë imponuar sanksionet e mëhershme, që t’i anashkalojnë ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat