Talebanët afganë me komandant të ri

Bota

Talebanët afganë me komandant të ri

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 00:46

Talebanët afganë kanë që sot një udhëheqës të tij, pas vdekjes së themeluesit të grupit, Mullah Omar.

Zyrtarët e grupit militant kanë zgjedhur Mullah Akhtar Mansoorin, një zëvendës të Omarit, për ta drejtuar atë.

Një deklaratë e grupit islamist dje, konfirmonte se Omari vdiq nga një sëmundje, por nuk jepte hollësi të tjera.

Shtetet e Bashkuara kishin ofruar 10 millionë dollar për kapjen e Omarit, pas sulmeve të vitit 2001 në Nju Jork dhe Uashington.

Omar ishte komdandanti i lartë dhe udhëheqësi shpirtëror i Afganistanit për më shumë se një dekadë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat