Netanyahu dhe Abbas kanë folur me telefon për foshnjën e djegur

Bota

Netanyahu dhe Abbas kanë folur me telefon për foshnjën e djegur

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 17:53

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një bisedë telefonike me presidentin palestinez Mahmoud Abbas ka dënuar vrasjen e fëmijës njëvjeçar .

Përveç kësaj Netanyahu ka premtuar hetim për këtë rast.

Një fëmijë me emrin Ali Davabsha është djegur në zjarrin që besohet se e kanë bërë qëllimihst banorët hebrej, ndërsa babai, nëna dhe vëllai kanë fituar djegie të rënda.

“Të gjithë në Izrael janë shokuar me sulmin terrorist ndaj familjes Davabsha në të cilën ka vdekur fëmija i vogël”, i ka thënë Netanyahu Abassit thuhet nga zyra e kryeministrit izraelit.

“Duhet bashkë të luftojmë kundër terrorizmit, pa marrë parasysh se nga cila anë vjen”, ka thënë ai duke shtuar se ka urdhëruar forcat e sigurisë së Izraelit që të ndërrmarrin të gjitha masat që të gjejnë vrasësit.

Gjatë ditës edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Izraeli që të hetojë djegien e foshnjës dhe familjes së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat