Aeroplani i Indisë kthehet nga rruga për shkak të minjve në kabinë

Bota

Aeroplani i Indisë kthehet nga rruga për shkak të minjve në kabinë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 17:15

Aeroplani i kompanisë indiane "Air India " është kthyer dje prapa në Nju Delhi pasi që stafi pandehte se kishte parë minj në kabinën e pilotit.

“Prania e brejtësve nuk është konfirmuar , por aeroplani është kthyer për siguri të udhëtarëve ", ka thënë për AFP një përfaqësues i kompanisë indiane

Minjtë në aeroplan përbëjnë rrezik serioz pasi që mund të kafshojnë kabllot dhe të dëmtojnë pajisjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat