Rusia dhe Franca arrijnë marrëveshje për anijet luftarake

Bota

Rusia dhe Franca arrijnë marrëveshje për anijet luftarake

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 09:42

Një zyrtar i lartë thotë se Rusia dhe Franca kanë arritur një marrëveshje për rimbursimin e parave për dy anije luftarake që Rusia i ka blerë por që nuk do t’i marrë.

Dorëzimi i këtyre pajisjeve ushtarake u pezullua për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia dhe për mbështetjen që Kremlini po u jep rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Vladimir Kozhin, këshilltar për çështje ushtarake i presidentit Vladimir Putin, ka konfirmuar se marrëveshja për rimbursimin e parave është arritur por nuk ka kallxuar se në çfarë vlere ka marrëveshja. Ai tha se ajo do të bëhet e ditur, kur kontrata përfundimit të anulohet.

Kontrata 1.3 miliard dollar e nënshkruar në vitin 2011 ishte blerja më e madhe e pajisjeve ushtarake që Rusia do të bënte me një vend anëtarë të NATO-s.

Sipas marrëveshjes së vitit 2011, anija e parë do të duhej t’i dorëzohej Rusisë në vitin 2014 dhe anija e dytë në vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat