Izraeli i vë fajin estremistëve hebrenj për zjarrin ku vdiq një foshnje

Bota

Izraeli i vë fajin estremistëve hebrenj për zjarrin ku vdiq një foshnje

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 09:21

Policia izraelite ka thënë se zjarri në një shtëpi në Bregun Perëndimor mund të jetë vepër e ektremistëve hebrenj. Në këtë zjarr ka vdekur fëmija 18 muajsh palestinez dhe janë lënduar disa njerëz të tjerë.

Zëdhënësja e policisë Luba Samri tha se një sllogan i përdorur më herët nga ekstremistët izraelitë është gjetur në muret e shtëpisë së djegur, në një fshat afër qytetit Nablus.

“Ky sulm dyshohet se ka mbrapa motive nacionaliste”, tha ajo duke shtuar se forcat izraelite të sigurisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat