Pjesa e gjetur e avionit MH370 do të dërgohet në Francë

Bota

Pjesa e gjetur e avionit MH370 do të dërgohet në Francë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 08:12

Mbetja e gjetur një ditë më parë në një ishull në Oqeanin Lindor, që mendohet të jetë i avionit të “Malaysia Airlines” të zhdukur vitin e kaluar, do të do të transportohet në Francë.

Ekspertët francezë do të jenë ata që do të vendosin nëse mbetja e gjetur i përket apo jo avionit të “Malaysia Airlines”.

“Ne mendojmë se objekti i gjatë rreth 2 metra i përket MH370 të zhdukur më 8 mars 2014, por nevojiten hetime të mëtejshme për t’u shprehur me siguri se më në fund është gjetur një pjesë e Boeing 777. Prandaj po e transportojmë për në Francë, që t’i bëhet një hetim më i hollësishëm”, tha kryeministri i Malajzisë, Najib Razak.

Ndërsa David Griffin, nga Agjencia Kombëtare e Shkencave në Australi tha për BBC-në se vendndodhja e pjesës së gjetur është në përputhje të plotë me zonën në të cilën ekspertët mendonin se mund të kishin përfunduar mbetjet e avionit të zhdukur, në bordin e të cilit gjendeshin 239 persona.

Boeing 777 është prezantuar në vitin 1994 dhe që nga ajo ditë ka patur 5 aksidente, përfshirë edhe MH370, i cili është i vetmi avion që është zhdukur mbi det.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat