​Biznesmeni Valeriu Strelet Kryeministri i ri i Moldavisë

Bota

​Biznesmeni Valeriu Strelet Kryeministri i ri i Moldavisë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 00:02

Kryeministri i ri i Moldavisë është deputeti dhe biznesmeni Valeriu Strelet pasi që ai dhe kabineti i tij kanë marrë mbështetjen e Parlamentit.

Zgjedhjen e tij me një dekret e ka konfirmuar edhe presidenti i Moldavisë Nikolae Timofti

Nga 101 deputetë sa i ka edhe Parlamenti, Strelet(45) ka marrë votat e 52 deputetëve nga radhët e koalicionit proevropian, transmeton Reuters.

Kryeministri i mëparshëm Kiril Gaburici dha dorëheqje më 12 qershor për shkak të akuzave se kishte falsifikuar diplomën e shkollës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat